Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sonte në “RTK Prime”
RTKlive
Sonte në emisionin “RTK Prime”, i ftuar është ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përballë gazetarit Bashkim Vishaj, ministri Sveçla pritet të japë shumë shpjegime mbi situatën e fundit në siguri, rend e ligj.
Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në fillimin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, mbi njohjen e ndërsjellë të dokumenteve të identifikimit me rastin e kalimit kufitar mes dy vendeve, ministri Sveçla do të shpjegojë për përgatitjet e palës kosovare.
Pashmangshëm ai pritet të flasë edhe për çështjen e targave, e ku serbët e Kosovës kanë edhe një muaj kohë, për t’i konvertuar ato nga ilegale që shumë nga ta bartin aktualisht, në ato legale, RKS.
Rendi e ligji do të jetë një temë tjetër për të cilën do të flasë ministri Sveçla, përfshirë edhe rastin e dorëheqjes së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Në këtë intervistë e cila do të fillojë në orën 20:20 minuta n RTK1, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të flasë edhe për shumë çështje të tjera të fushëveprimit të tij.























