21:25 / 31.08.2022
Tahiri i AAK-së: Situata kritike, pasojat po u faturohen qytetarëve
Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se situata në Kosovë është kritike, më kritike se sa që sipas tij po e shohin qeveritarët.
Ai thotë se pasojat po u faturohen qytetarëve.
“Rrymë JO, projeksione për krizën që pritet gjatë dimrit JO. Rroga me rritje JO, zgjidhje JO. Opsione për menaxhim JO”, Pasojat po u faturohen atyre që u duhet drita, shumë prej tyre janë nga ata që i besuan mashtrimit 'Erdhi Dita'. E vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr! Dijeni një punë, situata është kritike, edhe më kritike sa që ju po e shihni! Po duket që pushteti ju verboi”, ka shkruar Tahiri.
























