23:03 / 31.08.2022
PSG fitore pa vështirësi ndaj Toulouse
Uran Krasniqi/RTKLive
Paris Saint-Germain ka realizuar fitoren e radhës në Ligue 1. Këtë herë e ka mposhtur Toulousen. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-0.
Neymar, Mbappe dhe Bernat kanë realizuar për PSG-në.
Aktualisht PSG drejton Ligue 1 me pesëmbëdhjetë pikë të tubuara.
Ndeshjen e ardhshme parisienët e zhvillojnë me Nantes.























