Në pikat kufitare Kosovë-Serbi, nis zbatimi i marrëveshjes për njohje të ID
Rtklive
Foto: Hysni Demaku
Në Fokus

Në pikat kufitare Kosovë-Serbi, nis zbatimi i marrëveshjes për njohje të ID

RTKlive

(E plotësuar) Në mesnatë ka filluar zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit hyrje-dalje për shtetasit e të dyja vendeve.

Gazetari i RTK-së konfirmon se edhe pikën kufitare në Jarinjë po zbatohet marrëveshja e Brukselit për letërnjoftimet.

Raportohet se autoritetet serbe po e zbatojnë marrëveshjen duke i pranuar dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Marrëveshja e Brukselit për letërnjoftimet po zbatohen edhe në pikat tjera kufitare. Gazetarët e RTK-së konfirmojnë se ato po zbatohen edhe në Merdare e Muçibabë.

Marrëveshja është arritur të shtunën. Ndërkaq, vendimi për reciprocitet ishte marrë në mbledhjen e 29 qershorit nga Qeveria e Kosovës dhe ishte planifikuar të fillonte zbatimi i saj më 1 gusht, por për shkak të tensioneve në veri, vendimi ishte shtyrë për një muaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe rrugëMund të jetë një imazh i 1 person, makinë, rrugë dhe teksti

Nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime

Filloi  zbatimi i marrëveshjes për letërnjoftime, marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë edhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Gazetarët e RTK-së konfirmojnë se në Merdare e Jarinjë po zbatohet marrëveshja e Brukselit për letërnjoftimet. Raportohet se autoritetet serbe po e zbatojnë marrëveshjen duke i pranuar dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Në pikën kufitare të Bërnjakut, sonte ka qëndruar  edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të parë nga afër  respektimin e marrëveshjes.

Ai ka konfirmuar se dokumentet për hyrje-daljet nuk po lëshohen më në pikat kufitare. Sveçla tha se shpreson që me këtë dinamikë të kalojë edhe çështja e targave.

Deri më tash, Serbia pajiste me një dokument të përkohshëm shtetasit kosovarë që udhëtonin drejt Serbisë apo që kalonin tranzit.

Marrëveshja për letërnjoftimet mes Kosovës dhe Serbisë është arritur javën e kaluar pas disa takimeve intensive me ndërmjetësim të emisarëve nga BE e SHBA.


MË SHUME NGA Në Fokus