Ngjarjet e datës 1 shtator
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës 1 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës 1 shtator 2022

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, ora 09:30)

Organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë. Marrin pjesë ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi. (Amfiteatri i parkut “Ali Podrimja”, Gjakovë, ora 10:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku viziton komunë e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idriz. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi përballë Kuvendit Komunal, Ferizaj, ora 10:00)

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë, ora 10:10)

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Ditës së Dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve, Vushtrri, ora ora 14:00))

Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 16:00)


MË SHUME NGA Lajme