KOMF: 320 mijë nxënësve po u mohohet e drejta për arsim
BKT
Lajme

KOMF: 320 mijë nxënësve po u mohohet e drejta për arsim

RTKlive

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës, në një reagim të përbashkët vlerësuan se me mbajtjen e grevës në sektorin e arsimit, rreth 320 mijë nxënësve po u mohohet e drejta themelore për arsim, përfshirë këtu edhe 25 mijë fëmijëve të cilët presin të ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

Në këtë reagim thuhet se mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.

KOMF u bën thirrje palëve në këtë proces që të kenë konsideratë kryesore interesin më të mirë të fëmijës, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi ndërprerja e arsimit dëmton më së shumti fëmijët.


MË SHUME NGA Lajme