Në Ferizaj u protestua kundër dhunimit të 11-vjeçares|Video
Driton Ramadani/ RTK
Disa qindra qytetar të Ferizaj kryesisht të rinj sot kanë protestuar duke shprehur shqetësimin e tyre me rastin e dhunimit ditë më parë të 11 vjeçares nga 5 persona.
Ata me këtë rast kanë kërkuar që kryesit e veprës të marrin dënimin meritor por që edhe qytetarët të vetëdijesohen që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë
Endrit Gashi nga Këshilli Organizativ tha se qëllimi i kësaj proteste është për ta vetëdijesuar rininë shqiptare.
“Qëllimi i kësaj proteste është për ta vetëdijesuar rininë shqiptare që mos me e ndodhin këso lloj abuzimesh seksuale ose edhe dhunime, vetëm me qenë më të vetëdijshëm mw të moralshëm dhe më njerëzor”, tha Gashi.
Po sot rrjeti i Grave të Kosovës ka hapur ekspozitën “dhuna nuk fshehët brenda mureve” me këtë rast u tha si rasti i fundit por edhe ne rastet e tjera të dhunës në familje duhet qw organet përgjegjëse të veprojnë më shpejt"
“Rasti i fundit padyshim ka qenë tronditës neve edhe njëherë na janë hapur sytë mjaftë mirë se si institucionet tona dështojnë në mbrojtje të vajzave dhe ën mbrojtje të grave posaçërisht të hapësirat publike dhe të rastet e tjera kur jeta e tyre cenohet. Prandaj tani është rasti që institucionet të veprojë sipas ligjit dhe institucionet të japin dënime meritore për të gjithë të akuzuarit për dhunimin e vajzës 11 vjeçare”, tha Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Po ashtu është kërkuar nga institucionet që të mos neglizhohet asnjë rast e sidomos kur bëhet fjala për ngacmime seksuale.























