MASHTI: Jemi të informuar për presione politike tek shkollat
BKT
Foto: RTK
Lajme

MASHTI: Jemi të informuar për presione politike tek shkollat

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Nga Ministria thonë se dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen dhe se sipas tyre humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota që kanë marr kryesisht nga komunikimi i zyrtarëve të MASHTI-t me zyrtarë komunal janë informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja.

“Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht.  Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat. Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë.

MASHTI u ka bërë thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në shkolla.


MË SHUME NGA Lajme