Rama: Hapësirat publike në Prishtinë nën vëzhgimin e kamerave
Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive
Këtë e ka bërë të ditur kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, pas finalizimit të marrëveshjes me Policinë e Kosovës.
Komuna e Prishtinës ka finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.
“Hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave!
Sot finalizuam marrëveshjen me Kosovo Police për sistemin e kamerave në hapësirat publike.
Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot”, ka shkruar Rama.
Bashkë me Policinë e Kosovës tha të jenë zotuar se do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit.
























