22:04 / 01.09.2022
Dubravka: Bashkimi me United moment i veçantë
Uran Krasniqi/RTKLive
Martin Dubravka ka folur për kalimin te Manchester United si i huazuar nga Newcastle.
Reprezentuesi sllovak do t'i ofrojë konkurrencë David de Geas pas kalimit të Dean Henderson në Nottingham Forest.
"Të bashkohem me Manchester United është një moment i veçantë në karrierën time. Mezi pres të filloj dhe ta ndihmoj grupin të arrijë ambiciet e tij. Po i bashkohem një grupi të shkëlqyer portierësh me shumë përvojë në Premier League dhe e di që do të shtyjmë dhe mbështesim njëri-tjetrin për të mbajtur standardet tona në nivelet më të larta", ka thënë Dubravka.
United ka paguar 2 milionë funte për shërbimet e Dubravkas.























