Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Diar Aliu – kitarist, i cili është mitrovicasi që fitoi vendin e parë në botë në konkursin për kitarë në Austri.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Boni nga Deutche Welle.
Kurse mysafirë të tjerë janë: Diellza Bezera – menaxhere e projekteve në “Artpolis” dhe Jehona Gjurgjeala – drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Toka”. Ato flasin për organizatat me iniciativë për trajnimin e vajzave dhe grave për vetëmbrojtje
Ndërkaq Visar Duli-gazetar i sportit, do të njoftojë për sport.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























