Sot nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2022”
Rtklive
Në Fokus

Sot nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2022”

RTKlive

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest. Festa mbahet N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës me fillim në ora 10:00.

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 21 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis sot  më 2 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit , tek shtëpia e verës.

Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

Hardh Fest 2022  mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partner i Festivalit Stone Castle dhe sponsor gjeneral Banka për Biznes.

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator.


MË SHUME NGA Në Fokus