Lajçak: Dy vitet e ardhshme, shans unik për normalizimin e marrëdhënieve
BKT
Lajme

Lajçak: Dy vitet e ardhshme, shans unik për normalizimin e marrëdhënieve

RTK

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se kalendari aktual politik paraqet një shans unik për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për agjencinë APA, Lajçak tha se meqë nuk ka zgjedhje në Kosovë dhe Serbi në dy vitet e ardhshme, mund të jetë një rast i favorshëm.

Ai e sheh pozitive mbështetjen e Londrës dhe Uashingtonit për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme