Sot moti me vranësira
Rtklive
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Sot moti me vranësira

RTKlive

Të shtunën mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

"Me dt 1.09.2022 ka filluar stina e vjeshtës Meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme", njofton IHMK.


MË SHUME NGA Në Fokus