Kurti: Mësimdhënësit të mos mendojnë vetëm për paga, por edhe për cilësi
V.Xhoxhaj& A.BELA/ RTK
( E plotësuar, ora 11:55) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në këtë konferencë, tha se nuk duhet që mësimdhënësit të mendojnë vetëm për paga.
“Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor, ka kërkesë vetëm pare dhe për ta bankrotuar shtetin, është pa përgjegjësi totale, unë ftojë mësimdhënësit të japin mësim. Unë ftojë komunat e Kosovës të jenë të përgjegjshme ndaj Ministrisë së Financave., rrënohet sistemi nëse paguajmë personat që nuk punojnë. Bojkoti është luftë ndaj shteti. Edh përkundër saj ne jemi racional”, tha ai.
Kurti nuk komenton takimin e Osmanit me sindikalistët
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në këtë konferencë, nuk ka komentuar takimin e sotëm të presidentes me sindikalistët, duke thënë se as agjendët e vet nuk e din. "Nuk mund të flas për agjendën time, e më për të tjerëve", tha ai.
Kurti: Mësimi të fillojë të hënën
( E plotësuar, ora 11:45) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në këtë konferencë, tha se të hënën duhet të fillojë mësimi.
“Unë bëj thirrje mësimdhënësve që të hënën të fillojnë mësimin. Edhe shteti edhe arsimtari duhet të jetë në shërbim të mësimit dhe të fëmijë. Ne jemi me mësimdhënësit por ata duhet të jenë me nxënësit. Ju bëj thirrje që të kthehen në shkollë që nga e hëna. Unë kam takuar disa herë kryetarin e BSPK-së dhe ministrat e mijë kanë takuar degët sindikale. Unë nuk dua të kaloj kryetarin e BSPK-së e të takoj të tjerët”, tha ai.
( E plotësuar, ora 11:35) Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ka pasur përgjegjësi kuvendi Komunal për përditësim listat e pagave, raporton RTKlive.
“Me datë 10 të muajit ata i dorëzohen lista nga Komuna, është zbatim i ligjit që ata që kanë punuar të paguhen. Niveli komunal nuk ka bërë përditësim të dhënave dhe të listave të pagave. Ne kemi pritur dhe nuk ka ndodhur një gjë të tillë”, tha ai. Murati tha se po presim përditësimin e listave të pagave, por sipas situatës do të procedojmë me pagat edhe pse ligji duhet të zbatohet.
Kurti prezanton pako të re të subvencioneve për qytetarët
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha që nga fillimi i mandati kanë mbështetur qytetarët si në vitin 2021, po ashtu edhe në vitin 2022.
Ai ka përmendur edhe subvencionim për qytetarët për faturat e energjisë si dhe përkrahje të tjera.
Kurti fjalimin e ka nis me veprimet që ka marrë qeveria për të përkrahur qytetarët. Tha se i kemi mbështetur qytetarët e vendit në forma të ndryshme duke u referuar vendimeve që ka marrë ndërkohë qeveria si në subvencionimin e faturave, përkrahjen me mjete financiare e mbështetjen e lehonave, raporton RTKlive
Kurti ka prezantuar pakon e re ekonomike, duke subvencionuar ata që kursejnë energji. Kryeministri Kurti ka prezantuar një pako të re të subvencioneve për ta lehtësuar gjendjen e shkaktuar nga inflacioni. Ai tha se do të ndahen 150 milionë euro do të ndahen nga paga e masës për inflacion.
Ai tha se pako e masave përfshin subvencionim i rrymës; projektligjin për punët publike; dyfishim i asistencës sociale, shtesa për sektorin publik prej shtatorit 50 euro për zyrtaret publik e 100 euro për ndërmarrjet publike.
Murati: Kjo qeveri çdo cent e kthen përsëri te qytetarët
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se e keni parë kjo qeveri çdo cent e kthen përsëri te qytetarët.
Sipas tij masat dhe kriteret do të paraqiten me kohë. “Për sektorin publik nuk ka nevojë të aplikohen, pasi listat do të sigurohen nga ndërmarrjet publike”, tha ai.,























