15:35 / 03.09.2022
Prokuroria i quan të papranueshme deklaratat e ministres Haxhiu
RTKlive
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Drejtësisë, e cila ka kërkuar shkarkime dhe dorëheqje të personave brenda këtij institucioni të cilët nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë në rastin e 11-vjeçares.
Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka quajtur të pabaza dhe të papranueshme deklaratat të tilla duke shtuar se trajtimi i rastit të 11-vjeçares nga ana e Prokurorit të Shtetit është bërë konform të gjitha dispozitave ligjore të cilat janë ndërmarrë në kohë dhe në mënyrë profesionale, në koordinim me institucionet e tjera relevante.























