16:12 / 03.09.2022
Çfarë po ndodh me yllin e Kosovës?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nuk po kalon periudhë të mirë te skuadra angleze, Norwich City.
Norwich City po luan kundër Coventry City në kuadër të Championship.
Reprezentuesi kosovar nuk është ftuar as për këtë ndeshje. Kjo është ndeshja e tretë që Rashica nuk është pjesë e Norwich Cityt.
Trajneri i kësaj skuadre pas ndeshjes së javës së kaluar kishte deklaruar se “Rashica ende nuk është në formën e tij më të mirë”.
Kosovarit duket së ende i duhet kohë dhe përgatitje për të gjetur formën e tij të mirë.
Forma e tij jo e mirë është lajm i keq edhe për Kombëtaren tonë e cila gjatë këtij muaji do të luajë dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve.























