Barcelona ‘rrah’ keq Sevillan
BKT
Sport

Barcelona ‘rrah’ keq Sevillan

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barcelona e ka mposhtur në udhëtim Sevillan, me rezultat 0-3, sonte në sfidën kryesore të kësaj fundjave në La Ligën spanjolle.

Të përzgjedhurit e Xavi Hernandez treguan performancë të shkëlqyer në këtë sfidë, duke e menaxhuar mjaft mirë lojën në terren përball skuadrës së Sevillas.

Raphina (21’), Lewandwoski (36’) dhe Garcia (50’), shënuan nga një gol për fitoren e katalonasve të cilët ngjitën në pozitën e dytë me 10 pikë të tubuara, dy me pak se lideri i tabelës, Real Madrid, kurse, Sevilla ka vetëm një pikë në vendin e 17-të.