Hysaj: `Etno Fest` gërshetim i traditës me modernen
Rabije Kryeziu / RTK
Dashamirët e artit dhe kulturës tradicionale nga sonte e për 7 ditë radhazi do të kenë mundësinë të marrin pjesë në festivalin “Etno Fest”, i cili tashmë ka hapur dyert në fshatin Kukaj të Prishtinës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në lajmet qendrore në RTK, Fadil Hysaj, drejtor i festivalit “Etnofest”, ka treguar rreth programit që ka ky edicion i 12-të i festivalit “Etnofestit”.
“Është një gërshetim dhe në të njëjtën kohë një mundësi që tradita me komuniku më modernen dhe me i dhanë asaj një identitet, ne kemi nevojë me kuptu që rrënjët tona nuk janë të sotme por këtu është një popull antik që ka një trashëgimi të jashtëzakonshme gjurmë të cilat në emër të modernes, përparimit janë zhduk. Jemi sjell shumë në mënyrë barbare me traditën dhe trashëgiminë tonë, jo me fajin tonë por me politikat të cilat e kanë pasur qellim, shkombëtarizimin shqiptar”, tha Hysaj .
Për më shumë ndiqeni videon:























