Nis rinovimi i shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha” në Prizren- Video
Myrvete Axhami /RTK
Fillimi i punimeve për restaurimin e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ka bërë që aktivitetet kulturore dhe publiku prizrenas të zhvendosen në hapësira të tjera të mundshme. Projekti do të zgjasë rreth dy vjet, ndërsa buxhetit të Komunës së Prizrenit do t`i kushtojë rreth 750 mijë euro.
Që nga vitet e 60-ta institucionet nuk kanë vënë dorë në mirëmbajtjen e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha“ në Prizren. Në këtë objekt të vjetër të këtij qyteti janë të vendosur Teatri Profesionist dhe Biblioteka Komunale. Këtë vit kjo shtëpi e kulturës do të restaurohet . Për këtë ka lindur nevoja e zhvendosjes së të gjithë atyre aktiviteteve që zhvilloheshin këtu. Sfidë ngelen projektet e teatrit .
Edhe biblioteka komunale, nuk mund të zhvillojë aktivitetet këtu .
Kryetari i komunës Shaqir Totaj thotë se nevoja e restaurimit të këtij objekti kulturor do të duhej të përfundonte shumë kohë më parë.
Sipas drejtorit të kulturës Adem Morina pamja e jashtme e shtëpisë së kulturës nuk do të ndryshojë, por hapësirat e brendshme do të jenë shumë funksionale.
Prizren Restaurimi i shtëpisë së kulturës ”Xhemajli Berisha“ parashihet të përfundojë brenda dy vjetëve .























