Bislimi dhe Nagavci do të vizitojnë Luginën, publikohet agjenda
BKT
Lajme

Bislimi dhe Nagavci do të vizitojnë Luginën, publikohet agjenda

A.Bela / RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës, ditën e hënë, datë 05.09.2022.

Sipas agjendës Bislimi dhe Nagavci do të kenë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, takim me Deputetin z. Shaip Kamberi, takim me krerët e Komunës së Bujanocit, vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ - Tërnoci, vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ - Preshevë, drekë Pune me liderët politik të Preshevës dhe takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara në Bujanoc", njofton Qeveria e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme