KGJK: Qeveria të mos ndërhyjë në pavarësinë e gjyqësorit
Valjete Shala/ RTK
Konferenca e Këshillit të Gjyqësorit të Kosovës (KGJK) ka vazhduar të mbahet sërish pas ndërprerjes se saj nga nga një grup aktivistesh. Kreu i KGJK-së, Albert Zogaj tha se rasti i 11- vjeçares, e cila dyshohet se është dhunuar, nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.
“Ne jemi të detyruar të japim disa të dhëna se në Kosovë çështja e rastit të dhunim është përgjegjësi institucionale dhe i kemi bërë thirrje qeverisë për nevojën e investimeve në këtë fushë, pasi përballen me nevojën e rehabilitimit të viktimave”, tha Zogaj.
Ai ka thënë se në Kosovë çështja e cenimit të integritetit seksual është zinxhir dhe përgjegjësia bartet edhe te qendrat rehabilituese.
Kreu i KGJK-së i ka bërë thirrje qeverisë që të ketë në vëmendje nevojën e investimeve në këtë drejtim meqë sipas tij gjyqtarët për përballen me mungesë të ekspertizave profesionale, të cilat janë përgjegjësi e institucioneve të vendit.
“Në sistemin gjyqësor kemi 123 gjyqtar aktiv, në fushën penale. 40 % janë raste për të miturit. A mjaftojnë 11 gjyqtarë, jo. Se nuk ka më shumë atëherë, është se nuk ka buxhet dhe kjo është ndërhyrje nga ministria”, tha ai.
Kreu i KGJK-së, foli edhe për çështjen e vettingut dhe tha se konferenca e djeshme e ministrisë është dështim për çështjen e vettingut.
“Asnjë vlerësim, asnjë analizë nuk është bërë për procesin e vettingut dhe ligjin për zyrtarët publikë, kjo tregon tendencën se qeveria po ndërhyn në pavarësinë e sistemit gjyqësor”, tha ai.
Konferenca ishte ndërprerë nga një grup aktivistesh. Deri sa kreu i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ishte duke folur për rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.
Pas ndërprerjes nga aktivistë, KGJK-ja vazhdon konferencën për media
Konferenca e Këshillit të Gjyqësorit të Kosovës tashmë po mbahet sërish pas ndërprerjes se saj nga aktivistet ku thane se këshilli dështoi në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.
Konferenca ishte ndërprerë nga një grup aktivistesh. Deri sa kreu i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ishte duke folur për rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.
Një grup aktivistesh ndërprenë konferencën e KGJK-së
Konferenca e Këshillit të Gjyqësorit të Kosovës, momentalisht është ndërprerë nga një grup aktivistesh.
Kreu i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ishte duke folur për rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.
Duke folur në mënyrë të veçantë për rastin e fundit të dhunimit të 11-vjeçares, në dy raste, nga 11 persona, Zogaj tha se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.
Por një aktiviste e ndërpreu duke thënë se KGJK ka direkt përgjegjësi për mos dënimin meritor të dhunuesve.
Kështu, duke fishkëlluar, aktivistë për të drejtat e grave ndërprenë konferencën e tij për media në shenjë proteste për punën e gjyqtarëve.
KGJK-ja mban konferencë për media pas akuzave ndaj sistemit gjyqësor
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për punën e sistemit gjyqësor, organizon Konferencë për Medie.
Kreu i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, thotë se do të flasin për vettingun, rastin e dhunimit, statistikat.
“KGJK nuk ka penguar aspak në lidhje me statistikat siç ka deklaruar dje Ministria e Drejtësisë. Përkundrazi ministria ka kërkuar qasje të plotë në rastet tek veprat penale dhe në të dhënat e qytetarëve e kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejojmë këtë tendencë të ndërhyrjes te ministrisë. Kurse te rasti i dhunimit. Ky rast nuk ka qene asnjëherë në gjykatë”, tha Zogaj.
Megjithatë konferenca momentalisht është ndërprerë nga një grup aktivistesh.























