BSPK në takim te Presidentja, temë greva në vend
BKT
Lajme

BSPK në takim te Presidentja, temë greva në vend

Visar Krasniqi/ RTK

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur një përpjekje të dytë me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), për të gjetur një zgjidhje për ta ndërprerë grevën në mënyrë që mësimi të fillojë sa më shpejtë.

RTK, nga burimet e saj në Këshillin Grevistë, merr vesh se takimi pritet të mbahet gjatë ditës.

E kontaktuar nga RTK, Presidenca e Kosovës nuk e konfirmuar një takim të tillë.

Pas takimit të së shtunës presidentja Osmani u kërkoi grevistëve që të bëjnë një hap në përfundimin e grevës, duke e vlerësuar prezantimin e pakos nga Qeveria për ta përballuar inflacionin.


MË SHUME NGA Lajme