Sigal Prishtina përforcohet me basketbollistin malazez
BKT
Sport

Sigal Prishtina përforcohet me basketbollistin malazez

Uran Krasniqi/RTKLive

Sigal Prishtina ka bërë transferimin e basketbollistit malazez, Pavle Djurisic. Për këtë lëvizje klubi ka njoftuar përmes një komunikate.

"Pavle DJURIŠIĆ, 22 vjeçar, i gjatë 207cm është lojtari i radhës që i bashkohet Sigal Prishtinës. Djurišić më parë ka luajtur në ligën e kolegjeve në NCAA me skuadrën Austin Peay Governors për të vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në sezonin e parë si profesionist në Elitën Belg. Në sezonin 2020/21 luajti për skuadrën nga kryeqyteti belg, Phoenix Brussels ku për 26 ndeshje ka arritur mesatare prej 13.0 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit", ka njoftuar Sigal Prishtina.