23:30 / 05.09.2022
Guardiola: Ne nuk mbështetemi vetëm te Haaland
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se ekipi i tij nuk mund të mbështetet vetëm te Erling Haaland për të fituar Ligën e Kampionëve. Ai i ka dhënë rëndësi forcës së grupit.
“Ne nuk fitojmë vetëm për Erling dhe nuk humbim vetëm për Erling. Ai ka një cilësi të veçantë dhe mund të zgjidhë disa probleme, por nëse nuk luajmë mirë, nuk do të fitojmë ndeshje", ka thënë ai. "Nëse mbështetemi të gjithë në supet e Erling, ne nuk e fitojmë Champions League".
Haaland ka shijuar një fillim të jashtëzakonshëm te City, duke shënuar 10 gola në gjashtë ndeshjet e tij të para në Premier League.
City luan këtë javë kundër Sevillas në kuadër të Champions League.























