Ansambli ‘Gjilani’ rrëmben zemrat e publikut në Bullgari
BKT
Kulturë

Ansambli ‘Gjilani’ rrëmben zemrat e publikut në Bullgari

K. Kasumi/ RTKlive

Ansambli Këngëve dhe Valleve `Gjilani` shkëlqeu në Festivalin e të rinjve Ballkanik në Sandanski-Bullgari.

I ftuar si fitues i edicionit të fundit të këtij festivali Ansambli ynë përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe qytetin e Gjilanit dhe u paraqit me këngë e valle të përzgjedhura shqipe me veshje tona tradicionale ku u vlerësua si Ansambli më i kompletuar në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Evropa.

Ky festival ka karakter shumëkulturor dhe Ansambli 'Gjilani' në pjesën e muzikës popullore-tradicionale me përvojën dhe profesionalizmin që ka arrit t'i rrëmbejë edhe zemrat e publikut të shumtë dhe u përcoll me duartrokitje të ngrohta.

Këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e të rinjve tanë, përveç integrimit të tyre përmes pjesëmarrjeve të ndryshme, do të kultivohen dhe ruhen vlerat tona kombëtare, andaj i bëjmë thirrje edhe institucioneve që të gjejnë mënyra për t'u mbështetur Ansambli 'Gjilani', sepse është një Ansambël i dëshmuar dhe profesional, si në nivelin kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar dhe vlerë e veçantë jo vetëm e Komunës së Gjilanit por dhe nivelit kombëtar.

 


MË SHUME NGA Kulturë