LDK: Pakoja e Qeverisë nuk do të ketë ndikim në tejkalimin e krizës
BKT
Lajme

LDK: Pakoja e Qeverisë nuk do të ketë ndikim në tejkalimin e krizës

F.Sertolli / RTKlive.com

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë rreth pakos së re ekonomike duke e quajtur atë si “pako të re në panik”

Besian Mustafa nga LDK-ja, përmes një konference për media, tha se qeveria ka paraqitur pako të re në panik, madje sipas tij, kjo pako nuk do të ketë ndonjë ndikim.

Mustafa i ka bërë thirje Qeverisë së Kosovës që ta trajtoj këtë krizë me seriozitet më të madh.

“Thërrasim qeverinë të trajtojë këtë krizë me seriozitet dhe të ketë masa konkrete”, tha Mustafa.

Sipas tij, Qeveria e vendit ka paraqitur një pako të re në panik e sipër madje pa ndonjë konsultë

“Kjo pako ëshë jo efektive dhe diskriminuese, masa të vonshme dhe nuk do të kenë fare efekt. Për LDK -në ky është veprim në panik i kësaj qeverie, për të blerë paqen sociale. Qeveria ka injoruar tërësisht sektorin privat që janë motori i ekonomisë”, tha ai.

Tutje tha Mustafa se kjo pako nuk ofron mbështetje për të gjithë qytetarët dhe është diskriminuese.

“Kjo pako është diskriminuese, duke u ndarë vlerën e njëjtë edhe atyre që kanë 300 euro edhe ata që kanë 2 mijë euro rrogë”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme