Kryeministri Kurti uron kryeministren britanike, Liz Truss
BKT
Foto: Albin Kurti/ Twitter
Lajme

Kryeministri Kurti uron kryeministren britanike, Liz Truss

J.Musliu/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministren e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Liz Truss. Me një postim më llogarinë e tij në Twitter, kryeministri Kurti u shpreh se pret bashkëpunim me kryeministren britanike, në shumë fusha.

“Urime për kryetaren e re të Partisë Koservatore”, shkroi kryeministri Kurti.

 “Pres me padurim të punoj me Kryeministren Truss, për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shtimin e sigurisë përballë agresionit rus”, shkroi kryeministri i Kosovës.

Kryeministrja britanike, para se të zgjidhej në këtë detyrë, ishte Sekretare e Shtetit në kabinetin qeveritar të ish kryeministrit Boris Johnson.

Ajo në këtë pozitë ishte takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, gjatë vizitës së këtij të fundit të Britani të Madhe.



MË SHUME NGA Lajme