Kurti takoi ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Kosovë
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti takoi ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Kosovë

E.Hoti/RTKLive

Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Republikën e Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino. 

Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, u shpreh kryeministri Kurti.

Në shërbim të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministrin e Malajzisë dhe tha se mirëpret edhe delegacionet e bizneseve malajzese të interesuara të investojnë në Kosovë. 

Duke shtuar se Malajzia çmon marrëdhëniet që ka me Republikën e Kosovës, Ambasadori Castelino i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit të Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob, dhe e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Malajzi.

 

 


MË SHUME NGA Lajme