19:45 / 06.09.2022
Rafuna takoi ambasadorin e Malajzisë
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve.
Palët diskutuan rreth bashkëpunimit në mes odave të të dyja vendeve, për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve.
“Kosova është vend i vogël, por me mundësi të mëdha për bashkëpunim me tërë botën”, ka thënë në takim kryetari i OEK-ut, Rafuna.
























