Hajdari flet pas rikthimit te Peja: Do të përpiqemi për synimet
BKT
Sport

Hajdari flet pas rikthimit te Peja: Do të përpiqemi për synimet

Uran Krasniqi/RTKLive

Art Hajdari ka thënë se Peja do të bëjë përpjekje maksimale që të arrijë qëllimet.

“Në stërvitje jemi duke u angazhuar maksimalisht. Deri më tani kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore, që do të na shërbejnë për tu komponuar sa më mirë për edicionin e ri”, ka thënë Hajdari për faqen zyrtare të FBK-së. "Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë qëllimet tona. Kemi bërë një punë të mirë në përgatitje dhe kjo të na ndihmoj në edicionin e ri, që është në prag të fillimit. Të gjitha skuadrat kanë bërë përforcime dhe po pritet një garë shumë interesante në elitë. Me ndihmën e tifozëve besoj se mund të arrijmë qëllimet tona”.

Ai ka folur edhe për derbin ndaj Sigal Prishtinës.

 “Do të ketë shumë ndeshje interesante dhe derbi. Asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë, andaj duhet të japim maksimumin në çdo takim”, theksoi Hajdari. 

Hajdari u rikthye te Peja gjatë këtij afati kalimtar. Plot basketbollistë e shfrytëzuan këtë periudhë për t'i bërë lëvizjet e tyre.