20:45 / 06.09.2022
Chelsea favorite bie në Zagreb
Uran Krasniqi/RTKLive
Chelsea ka qenë favorite e madhe në letër në përballje me Dinamon e Zagrebit, por kjo nuk është përkthyer në fushën e lojës.
Duket e pabesueshme, por zagrebasit kanë dalë fitues nga anglezët në ndeshjen e parë të Champions league, të zhvilluar në kuadër të Grupit E.
Rezultati i ndeshjes së zhvilluar në mbrëmjen e të martës ka qenë minimal, 1-0, por i mjaftueshëm për Dinamon që t'i arkëtojë tri pikë.
Një gol i hershëm nga Orsic, në minutën e trembëdhjetë, ka përcaktuar edhe takimin.
Gjithashtu sonte zhvillohet ndeshja tjetër nga i njëjti grup mes Salzburg dhe Milan.























