22:52 / 06.09.2022
PSG fiton derbin e hapjes së edicionit të Champions League
Uran Krasniqi/RTKLive
Paris Saint German ka fituar ndeshjen e cila i ishte në fokus më të madh të ndjekësve të futbollit në hapje të edicionit të ri të Champions League.
Kampioni francez ka fituar me gola kundër Juventusit në një perballje e cila kishte raste nga të dyja anët. Francezët kanë fituar me rezultat 2-1.
Ishte dy golëshi i Mbappe ai i cili ndikoi që PSG të arkëtojë tri pikë.
Golin e vetëm për italianët e ka shënuar McKennie.
Aktualisht Grupin H e drejtojnë PSG dhe Benfica me nga tri pikë, derisa Juventus dhe Maccabi Haifa mbeten pa pikë.























