Shakhtar Donetsk befason duke e mposhtur thellë Leipzigun
BKT
Sport

Shakhtar Donetsk befason duke e mposhtur thellë Leipzigun

Uran Krasniqi/RTKLive

Shakhtar Donetsk ka befasuar të martën duke arritur që të mposhtë thellë gjermanët e Leipzig. Ndeshja e parë e Champions League ka përfunduar me rezultat 4-1.

Shved me dy gola dhe Mudryk e Traore me nga një i kanë dhënë fitoren klubit ukrainas. 

Klubi gjerman nuk ka arritur të bëjë asgjë më shumë se sa një gol, të cilin e ka realizuar Simakan. 

Tashmë Shakhtar dhe Real Madrid dominojnë Grupin F me nga tri pikë, derisa Celtic dhe Leipzig nuk kanë asnjë pikë.