Tahiri: Qeveria po i ikë komunikimit me sindikalistë
BKT
Foto: Besnik Tahiri
Lajme

Tahiri: Qeveria po i ikë komunikimit me sindikalistë

F.Sertolli / RTKlive.com

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës është duke i ikur komunikimit me sindikalistët, madje siç ka shkruar ai, ajo ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave.

Sipas tij, humbjet e mësimit po i pësojnë fëmijët të cilët që një javë, nuk janë në banka shkollore.

“T’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo qeveri, sipas tij, erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narrativeve emocionale e humane. Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti!


MË SHUME NGA Lajme