Haxhiu shpërndan certifikatat e Provimit të Jurisprudencës, kërkon angazhim
BKT
Lajme

Haxhiu shpërndan certifikatat e Provimit të Jurisprudencës, kërkon angazhim

Valjete Shala/ RTK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës.

"Është nder për mua të jem në një moment të veçantë. Është ditë e rëndësishme edhe për shtetin. Pas marrjes e certifikatës do t'ju hapen rrugët dhe uroj që t’i shërbeni drejtësisë, përgjegjësisë. Ta bëni punën me nder dhe kompetencë. Ajo çfarë kemi nevojë është që njerëzit që punojnë në institucione ta kryejnë detyrën e tyre. Marr shkas por pa qëllim që t'i përmend zhvillimet e këtyre ditëve se kur nuk funksionon zinxhiri institucional, pasojat i vuajnë gratë, vajzat dhe raste të tilla nuk duhet ndodhin, nuk do të tolerojmë Ata duhet të japin përgjegjësi, ju do të angazhoheni për drejtësi”, tha Haxhiu.

Ministrja foli edhe për rastin e ironizimit në rrjetet sociale, në lidhje me rastin e dhunimit, ku kishte njoftuar ajo.

"Lidhur me këtë rast është njoftuar policia dhe organet kompetente por kjo është çështje e tyre. Për mendimin tim, rasti në fjalë përbën nxitje. Nxitje edhe për te gjithë që të bëjnë veprime dhe reagime të tilla", u shpreh ministrja Haxhiu, në një prononcim për medie, pas ceremonisë.


MË SHUME NGA Lajme