14:03 / 07.09.2022
Haradinaj nis ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë
RTKlive
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot, do të fillojë takimet me qytetarë nëpër qytete anekënd Kosovës. Lideri i AAK-së ka njoftuar se ciklin e bisedimeve me qytetarë do ta fillojë në qytetin e Prizrenit, për të vazhduar më pas në qytetet e tjera të Kosovës.
“Kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh. Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërise, kanë sjellur qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kollapsit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























