06:11 / 08.09.2022
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Dritan Gani pedagog në Fakultetin e muzikës në Universitetin e Bilkenit.
Kurse Rinor Qehaja drejtor ekzekutiv i Institutit “EdGuard", do të flas për
Ditëm ndërkombëtare të shkrim-leximit, të drejtën për arsimim dhe
grevën në arsim
Ndërkaq Arben Llapashtica fotograf, flet për ekspozitën “Dostat e Janjevës” .
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























