536 raste aktive me COVID-19
Rtklive
Në Fokus

536 raste aktive me COVID-19

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 536.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 492 testime prej të cilave 51 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 91, kurse rastet aktive janë 536.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 28 person. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.715 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.

 


MË SHUME NGA Në Fokus