Kurti nuk e komenton vizitën e emisarëve për dialog në Kosovë
Venera Xhoxhaj/ RTK
“Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Emisarët për dialog do të qëndrojnë në Kosovë. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti ndonëse nuk deshi të komentoj gjatë për atë se çfarë pret.
“Më falni, besoj që është shumë e rëndësishme të flasim për shkolla. Emisarët së bashku e të gjitha këto kanë vende të tjera, kohë të tjera. Unë prej këtu shkoj në Prishtinë. Sot e kemi inaugurimin e shkollës. Urime të gjithëve”, tha Kurti, raporton RTKlive.
Tutje ai shtoi se të gjithë i kanë agjendat e tyre sikur edhe Turqia. "Ne Turqinë e kemi shtet mik. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku Kosova nuk është aty temë por palë bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë emisarët special nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është mirëseardhur”, tha Kurti.























