Nga sot, Policia e Kosovës patrullon në liqenin e Ujmanit
BKT
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Lajme

Nga sot, Policia e Kosovës patrullon në liqenin e Ujmanit

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla tha se për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai, në një postim në Facebook thotë se kontrolli i kufirit shtetëror tashmë është më i plotë.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”, shkruan Sveçla.

Ministri e përgëzoi Policinë e Kosovës për suksesin e radhës.

 


MË SHUME NGA Lajme