Osmani: Irani të mbahet përgjegjës për sulmet kibernetike në Shqipëri
BKT
Lajme

Osmani: Irani të mbahet përgjegjës për sulmet kibernetike në Shqipëri

RTK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

“Ne i qëndrojmë pranë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë, thuhet në njoftimin e presidencës.

Shqipëria i ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin, pasi e akuzon Teheranin që qëndron mbrapa këtyre sulmeve.


MË SHUME NGA Lajme