Emerson: Me shkurtimin e kohës prokuroria bën që gjykimi të jetë falso
Rtklive
Në Fokus

Emerson: Me shkurtimin e kohës prokuroria bën që gjykimi të jetë falso

Muharrem Miftari/RTKLive

Avokati i Veselit, Emerson , foli për çështjen e dëshmitarëve që nuk janë në gjendje të deklarojnë dëshmitë që kanë dhënë më parë.

Ky u ndal për të sqaruar deklaratën e Veselit me rastin e  arrestimit te tij, që, mes tjerash,  pati deklaruar  se UÇK ishte lëvizje e njerëzve, përpjekje për të mbrojtur popullsinë civile nga dhuna çnjerëzore të ushtrisë serbe.

Emerson sqaroi se Veseli kërkuar që të theksoj  këtë pjesë të deklaratë në momentin e arrestimit të tij, të cilën ZPS-ja ka përzgjedhur pjesë të deklaratës për ta shtrembëruar deklaratën e Veselit.

“Aspekti tjetër që e përforcon këtë ka të bëjë me dëshmitarët që nuk janë ftuar nga ZPS, e tani kjo propozon numrin  orëve brenda kohës kur thërrasin dëshmitarët. Kjo është një ekonomi false, sepse procedura është që parashtrohet dokumenti me shkrim të pranohet që dëshmitari të jetë në dispozicion t’i bëhet pyetje, që mbrojtja pastaj të analizojë dëshminë e tyre”, deklaroi ai.

Tutje avokati Emerson shtoi se prokuroria dëshiron që mbrojtjes t’i ofrohet një afat kohorë  që përgjegjësinë t’ia lërë mbrojtjes, “pra shkurtohet koha e jo ora e gjykimit, që bënë të jetë panoramë false e gjykimit.”

Më tej ai shtoi se "ne nuk shikojmë asnjë  lloj progresi nga këto dokumente, ky parashkrim është përsëritje e sjelljes së ZPS-së", ndërsa kritikoi edhe për mënyrën e menaxhimit të procesverbaleve.

Sipas tij, dëshmitarët që kanë dëshmi me shkrim e jo me gojë është shumë e vështirë të bëhet vlerësimi i besueshmërisë së tyre, që është e rëndësishme.

Më pastaj, avokati Emerson bëri thirrje që trupi gjykues duhet të vendosë të bëjë pranueshmërinë e këtij procesi që në fazat e hershme.

(E plotësuar) Avokati i Thaçit kritikon ZPS-në për vonesë në nxjerrjen e materialeve

Ka filluar seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sikundër u bë e ditur ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti ,Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë, por janë duke e përcjellë seancën përmes video lidhjes.

Seanca ka nisur me prezantimin e palëve, ku gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju paraqiti të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.

“Qëllimi i seancës është të shikojmë nxjerrjen e  materialeve, listën e dëshmitarëve të ZPS, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e ardhshëm, parashtrimi  nga mbrojtësi i viktimave  nëse ka”, theksoi gjykatësi Nikola Giju.

Ndërkaq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe,  ka adresuar kritika në drejtim të ZPS-së  lidhur me vonesën në nxjerrjen e materialeve.

Ai, mes tjerash tha se qëndrimi i ZPS-së sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve, është shqetësues. “Ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj, i nderuar gjykatës. Qëndrimi që i tyre është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse po vonohen në nxjerrjen e materialeve dhe ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë para gjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës duke u bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së, çështja është se pse po ndodh dhe për këtë  nuk marrim përgjigje. Në fakt marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj, i nderuar gjykatës”, tha, mes tjerash, avokati i Thaçit.

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus