Liderët botërorë shprehin dhimbjen për vdekjen e Elizabeth II
Jeton Musliu/RTKlive
(Plotësuar) Liderë nga e gjithë bota kanë folur me trishtim për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidenti i SHBA, Joe Biden foli me dashuri për takimin e tyre të parë në 1982 dhe së fundmi kur ajo e priti atë gjatë një udhëtimi jashtë shtetit në 2021.
“Ajo na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me mirësinë e saj dhe ndau bujarisht me ne mençurinë e saj. Ajo qëndroi në solidaritet me Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve tona më të errëta pas 11 shtatorit, kur na kujtoi në mënyrë prekëse se, ‘pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë”.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri homazhe, duke thënë se Mbretëresha ishte një monarke "zemërmirë" dhe një "mike e Francës".
"Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E kujtoj atë si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një përshtypje të pashlyeshme në vendin e saj dhe në shekullin e saj."
Kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi Mbretëreshën si një "model dhe frymëzim për miliona njerëz".
“Ajo do të na mungojë, jo më pak humori edhe humori i saj i mrekullueshëm”.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se mbretëresha Elizabeth ishte "një nga njerëzit e tij të preferuar në botë".
“Ajo ishte vazhdimisht prezente në jetën tonë - dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit tonë. Do të më mungojë kaq shumë”.
Vdekja e Elizabeth II-tronditje për kombin
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, u deklarua në “Downing Street” pas vdekjes së mbretëreshes Elizabeth II.
Ajo tha se "ne jemi të gjithë të shkatërruar" nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, që është një "tronditje e madhe për kombin dhe botën".
Ajo e përshkruan Mbretëreshën si "një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne", duke shtuar: "Britania është vend i madh dhe ky që është sot, për shkak të saj".
Ajo tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë.
“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”.























