Dita e leximit me pak lexues |Video
Valjeta Shala/ RTK
Sot ishte Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë. Se si e gjen Kosovën kjo ditë, ndjekim kroniken.
Endrit Bashota, thotë se pasion e ka leximin. Në ditën e leximit, ai fton edhe të tjerët qe të lexojnë por edhe të shkruajnë.
“Unë lexoj shume. Lexoi me shume autor te huaj. Me shume lexxoi ne fushën e Psikologjise. Ftoj edhe te tjerët që të lexojnë pasi kjo është ne te mirën tone|, thotë Endriti për RTK-në.
Por shitësit e librave në shesh, thonë se ka rënë numri i lexuesve në Kosovën.
“Numri i lexuesve ka rene fatkeqësisht. Libra plot por lexues pak. Pse ka rënie është migrimi. Çdo vit ka me pak lexues”, rrëfen Florim Beqiri, shitës i librave.
“S’ka teori që e shpjegon këtë. Mungon kultura e leximit prandaj. Ne nje shtet demokratik, nuk kemi as gazeta. Cfare te flasim per libra”, thotë Bajram Kastrati, gjithashtu shitës i librave.
Lexues nuk kishte gjatë ditës as në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit shënohet çdo vit më 8 shtator. Kjo ditë ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë. Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit.























