Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Ardijana Rexhaj themeluese e aplikacionit “Kërkoj” dhe Blerinë Ukshini nga Germin. Ato flasin për kthimi i mërgimtares në Kosovë dhe investimi këtu.
Mysafirë të parë do të jenë Ardijana Rexhaj themeluese e aplikacionit “Kërkoj” dhe Blerinë Ukshini nga Germin. Ato flasin për kthimin e mërgimtares në Kosovë dhe investimi këtu.
Kurse mysafir tjetër është Bedri Zyberaj drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Ai flet për gjendjen aktuale të arkivit dhe planet për përmirësimin e kushteve, fuqizimi i arkivave të Kosovës, dhe ruajtjen, mbrojtje, përpunimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























