Konjeviq: Kudo që të mundet Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën |Video
BKT
Fotot: Arlinda Sejda/RTK
Lajme

Konjeviq: Kudo që të mundet Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën |Video

Valbona Thaçi / RTKlive

(E plotësuar 11:10)Ministri i Malit të Zi, Rasko Konjeviq, gjatë konferencës për media falënderoi ministrin Mehaj dhe tha se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira, tashmë një kohë të gjatë.

Ai tha se sot "kishim rastin të nënshkruajmë memorandumin në fushën e mbrojtjes".

“Ky memorandum krijon mundësi të bashkëpunimeve të reja. Konsiderojmë që Mali i Zi mund ta ndihmojë Kosovën në  këtë fushë, duke ditur që është anëtare e NATO-s nga viti 2017. Në këtë mënyrë do ta intensifikojmë bashkëpunimin për të punuar”, tha Konjeviq.

Mali i Zi, si anëtar i NATO-s, mund ta ndihmojë Kosovën në fushën e mbrojtjes edhe për anëtarësimin në shumë organizata.

“Kudo që të mundet Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën dhe vendet tjera të cilat me ne ndajnë të njëjtin vizion, e ai është, përveç anëtarësimit në NATO, edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Mehaj: Takimi me  Konjeviq ishte shumë i frytshëm

(E plotësuar 10:40)Pas takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale me homologun e tij Mehaj shprehi kënaqësi për vizitën e homologut të tij në Kosovë.

Ai tha se takimi i sotëm ka qenë shumë i frytshëm.

“Kemi rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet dy shteteve tona në nivel bilateral, siç e nënshkruam edhe marrëveshjen bilaterale”, tha Mehaj.

 Sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim ngrit bashkëpunimin në shumë fusha tjera po ashtu edhe në aspektin ushtarak.

“Përmes kësaj marrëveshje ne zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, që është i domosdoshëm në aspektin e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në mes të dy vendeve tona, por edhe për të mirën e rajonit”, shtoi Mehaj.

 

Mehaj pret në takim homologun e tij nga Mali i Zi

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar 09:00)Ka filluar takimi takimi i dy ministrave të brendshëm, atij të Kosovës Armend Mehaj dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Rasko Konjeviq.

Konjeviq u prit me nderime të larta shtetërore  në ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Në këtë takim të dy ministrave pritet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi.

Konjeviq sot në vizitë zyrtare në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rashko Konjeviq, sot do të jetë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut të tij kosovar, Armend Mehaj.

Ministrat e mbrojtjes të dy vendeve do të diskutojnë për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi.

Konjeviq në Prishtinë do të takohet edhe me nënkryetaren e Qeverisë së Kosovës dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervallën, me të cilën do të shkëmbejë mendime për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve, si dhe për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta e kontributin për sigurinë rajonale.

Ai do të bisedojë edhe me konsullin e Nderit të Malit të Zi në Prishtinë, Gazmend Abrashin.


MË SHUME NGA Lajme