Zyberaj: Arkivi po ballafaqohet me disa vështirësi|Video
K. Kasumi/ RTKlive
Mysafir në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, i ftuar sot ishte Bedri Zyberaj, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Ai ka folur për gjendjen aktuale të arkivit dhe planet për përmirësimin e kushteve, për fuqizimin e arkivave të Kosovës dhe për ruajtjen, mbrojtjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor.
Zyberaj tha se Arkivi po ballafaqohet me disa vështirësi.
“Ballafaqohemi me disa vështirësi, rend të parë e kemi mungesën e hapësirës së duhur, mungesën e objekteve adekuate të cilat mundësojnë funksionalizim normal të punës brenda natyrës që ka institucioni ynë. Përveç objektit qëndror që e kemi në Prishtinë dhe objektit që e ka Arkivi Ndërkomunal i Pejës, arkivat e tjera ndërkomunale, gjashtë sa janë, nuk e kanë asnjëra objektin e vet”, tha ai.
“Në anën tjetër është edhe një element, për shembull, ne e kemi objektin e arkivit qëndror, por aty na kufizojnë mundësitë për punë efektive tri institucione të tjera. Edhe po të ndaj qeveria një milion euro për digjitalizim ne e kemi të pamundur ta vendosim teknologjinë për të kryer këtë proces të punës”, shtoi Zyberaj.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























