Ish-kryeministri Hoti kërkon transparencë në procesin e dialogut
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Ish-kryeministri Hoti kërkon transparencë në procesin e dialogut

Afet Bela/ RTKlive

Ish-kreministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar transprencë në procesit e dialogut dhe se kryeminsitri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvendin e Kosovës.

"LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale. Por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkohet Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend", ka shkruar Hoti në "Facebook".

Sipas tij kryeminsitri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. "Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut. Përtej kësaj, transprenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik e shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale", ka theksuar Hoti.


MË SHUME NGA Lajme