Kryesia e Kuvendit mblidhet me 12 shtator
J.Musliu/RTKlive
Kuvendi i Kosovës, përfundon pushimin e verës. Mbledhja e kryesisë do të mbahet me 12 shtator në orën 11:00 dhe sipas njoftimit zyrtar të legjislativit, do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.
Megjithatë, pjesa dërmuese e këtyre pikave janë të mbetura përgjysmë nga seancat dhe mbledhjet e kaluara.
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ajo për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027 e shumë të tjera, do të jenë në rendin e ditës.
Mbledhja e kryesisë së Kuvendit dhe rifillimi i punës së legjislativit bëhet pas gati një muaji ndërprerje, shkaku i pushimeve të verës.























